Covenant Protestant Reformed Church
Bookmark and Share

Besimi Nicean

Besonj në një Perëndi, Atë të tërëpushtetshëm, krijues të qiellit e të dheut e të gjithë të dukaravet e të padukuravet.

Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetemlindurin, që leu prej Atit para gjithë jetëvet. Dritë prej Dritje, Perëndì të vertetë prej Perëndije të vërtetë, të lerë, jo të bërë, të njëqënëshëm me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha. Që për ne njerëzit e për shpëtimin tonë zbriti prej qielvet dhe mori kurm prej Shpiritit të Shejtë edhe Virgjërës Mari e u bë njerì. Dhe u kryqëzua për ne nën Ponc Pillatin dhe pësoi dhe u varrëzua. Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkronjavet. Dhe u hyp në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe do të vinjë përsëri me lavdi të gjykonjë të gjallët e të vdekurit, rregjëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.

Dhe në Shpirtin e Shejtë, Zot e jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e Profitëvet.

Në një Kishë të shejtë, katholike dhe apostolike. Rrëfenj një pagëzim për ndjesën e mëkatevet. Pres ngjalljen e të vdekurvet. Dhe gjellën e jetës s'ardhshme. Amìn.

Për më shumë në shqip, kliko këtu.